Botë
Aksion i policisë gjermane në Dyseldorf
17.01.2016 12:35
Rreth 300 pjesëtarë të policisë gjermane mbrëmë zbatuan aksion në qytetein Dyzeldorf, në një lagje ku jetojnë numër i madh i emigrantëve me prejardhje nga Afrika Veriore, njoftoi TASS...

Policia kumtoi se aksioni u zbatua pas njohurive të marra se në një pjesë të ditës në këtë lagje takohen persona të cilët janë të dyshimtë për vjedhje dhe kontrabandë me drogë.
Në kumtesën policore nuk janë përmendur më shumë hollësira për vet aksionin.
Operacioni u zbatua në kushte të tensioneve në opinionin gjerman pas serisë së sulmeve mbi gratë në Këln nga ana e emigrantëve gjatë Natës së Vitit të Ri dhe pas kërkesave të shpeshtuara për rishqyrtimin e politikës së Qeverisë në Berlin për "dyer të hapura" për refugjatët./mia
