Botë

Afganistan: 13 të vrarë nga një sulm vetëvrasës

17.01.2016 13:01

13 persona gjetën vdekjen dhe dhjetra të tjerë u plagosën rëndë nga një sulmues vetëvrasës me bombë në qytetin lindor të Afganistanit, Xhalalabad...

Sulmi ndodhi në shtëpinë e një plaku fisnor ku të afërmit e tij ishin mbledhur të festonin lirimin e djalit nga robëria talebane, raportuan autoritetet locale.  Në mesin e të vdekurve ndodhet edhe trupi i djalit i cili festonte ndërsa babi I tij dhe shumë të tjerë u plagosën. 
 
“Deri më tani ne kemi pranuar 13 persona persona të vdekur nga sulmi I sotëm dhe 14 persona të plagosur. Të plagosurit janë në gjendje kritike, por një pjesë e tyre janë në gjendje më të mirë dhe personeli mjekësor është duke ju ofruar trajtimin e nevojshëm", shprehet drejtuesi i spitalit Najeeb Kamawal.
 
Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, derisa zëdhënësi I talibanëve Zabiullah Mujahid në faqen e tij në Twitter ka mohuar përgjegjësinë për sulmin.
 
Ka pasur disa shpërthime me bombë në Afganistan gjatë javëve të fundit në një kohë kur janë duke u zhvilluar përpjekjet për të rifilluar procesin e bisedimeve per paqe me talebanët.
 
Shteti Islamik në të njëjtin qytet javën e kaluar morri përgjegjësinë për sulmin e tyre në një qendër te madhe urbane në Afganistan me një sulm ndaj konsullatës pakistaneze ku mbetën të vrarë shtatë persona.
 
LEUNORA KALIQI