Maqedoni
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Strugë - Qafë Thanë
17.01.2016 13:46
Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor "Strugë - vendkalimi kufitar Qafë Thanë...

Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor "Strugë - vendkalimi kufitar Qafë Thanë është hequr në orën 10:30, në aksin rrugor Strazhë - Kërçovë është hequr në ora 09:50 dhe në aksin rrugor Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair në ora 09:15, kumtoi Automoto Lidhja e Maqedonisë.
Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese ka edhe në akset rrugore Tetovë - Kodra e Diellit dhe pjesa "Mavrovë - Dibër.
Ndalesë për lëvizje të autobusëve ka në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit, ndërsa për automjetet e tjera është i obliguar përdorimi i pajisjes dimërore./mia
