Maqedoni

Komunat rurale disponojnë me buxhet të ulët

17.01.2016 14:15

Buxheti i komunave rurale është shumë më i ulët në krahasim me vlerën e mjeteve buxhetore me të cilat disponojnë komunat urbane...

Komuna e Haraçinës si një ndër komunat rurale të rrethit të Shkupit ka një buxhet prej më pak se 200 mij euro.
 
Ndërsa komunat urbane siç është rasti me Gostistivarin ka një buxhet prej mbi 17 miljon euro. Kjo ka bërë që shpeshherë, kryetarët e komunave rurale të ankohen për mungesë mjetesh për realizimin e proekteve me rëndësi jetike për banorët.
 
Në një debat për decentralizimin dhe zhvillimin rajonal Deputeti Ramiz Merko tha se ende nuk po zbatohet ligji për zhvillim të barabartë rajonal, përmes së cilit ndahen mjete të caktuara të gjitha rajoneve në mënyrë proporcionale.
 
"Skemi zhvillim të barabartë rajonal apo jo. Ministri i bujqësisë pak nga perendimorja, por shumicën e subvencioneve e jep nga lindorja, ai i shëndetsisë në anën prej nga vjen vet, apo edhe ministrat e BDI-së në anën prej nga vijnë vet. Kështu që kanë mbetur shumë vende pa investime dhe pa e zbatuar ligjin për zhvillim të barabartë rajonal. Andaj nësë ndahen mjetet drejtëpërdrejtë nëpër qendrat planore mendojmë se nuk do të ketë goditje nga opozita”, shprehet deputeti Ramiz Merko.
 
Por ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani i pyetur rreth kësaj çështjeje, thot se financimin e komunave e bën ministria e financave, ndërsa sa i përket zhvillimit të barabartë rajonal, ai thotë se institucioni që ai drejton shpërndan mjete në qendrat rajonale.  
 
“Ne çdo vit kemi shpallje, këtë vit kemi pas 2 shpallje me të cilat ne finansojmë drejtpërdrejtë projekte përmes qendrave rajonale nëpër komuna dhe institucione tjera, gjithashtu kemi edhe një sërë masash me të cilat finansojmë projekte nëpër komuna”, shprehet ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani.
 
Ndërohë ministria e financave sqaron se shpërndarja e mjeteve, nëpër komuna bëhet sipas numrit të banorëve dhe sipërfaqes së komunës. 
 
“Shpërndarja e dotacioneve bëhet në bazë të kriteriumeve të përcaktuara në Rregulloren  për metodologjinë e shpërndarjes së të ardhurave nga TVSH-ja në komuna,të cilën e sjell Qeveria e Republikës së Maqedonisë me propozim të ministrit të financave. Bazuar në Rregulloren e lartpërmendur të ardhurat e përgjithshme nga TVSH-ja të paguara në vitin fiskal paraprak shpërndahen në pjesë konstante për çdo komunë në Republikën e Maqedonisë nga 3.000.000 denarë. Pjesa variabile  e mjeteve për komunat në Republikën e Maqedonisë ndahet sipas këtyre kriteriumeve: 65% sipas numrit të banorëve, 27% sipas sipërfaqes së komunës dhe 8% sipas numrit të vendbanimeve”, thuhet në deklaratën me shkrim të ministrisë së financave duke u përgjigjur në pyetjen tonë rreth mënyrës së financimit të komunave. 
 
Ndryshe shumica e komunave të cilat përballen me mungesë fondesh janë të detyruar që projektet e tyre ti realizojnë përmes IPA fondeve apo investimeve tjera të huaja.
 
ERSAN PAJAZITI