Botë

Pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare; Rouhani: Nis një kapitull i ri për Iranin dhe botën

17.01.2016 14:36

Presidenti Rouhani disa orë pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare për shkak të aktivitetit bërthamor të Iranit...

Presidenti Rouhani disa orë pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare për shkak të aktivitetit bërthamor të Iranit ka theksuar se vendi i tij ka hapur “një kapitulli të ri” sa u përket marrëdhënieve ndërkombëtare.
 
“Ne iranianët i jemi qasur botës në shenjë miqësie, duke lënë pas krahëve armiqësitë, dyshimet dhe komplotet, për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e Iranit me botën. Heqja e sanksioneve është gjithashtu edhe një “pikë kthese” për ekonominë e Iranit. Vendit I duhet të jetë më pak i varur nga të ardhurat prej naftës”, shprehet presidenti i Iranit, Hassan Rouhan.
 
Zhvillimi i fundit erdhi pasi mbikëqyrësi ndërkombëtar për këtë cështje deklaroi se Irani I kishte përmbushur të gjitha kushtet e marrëveshjes me ndërkombëtarët, për të kufizuar deri në ndalim zhvillimin e armëve bërthamore.
 
Rouhani shtoi se të gjithë kanë dalë të gëzuar nga kjo marrëveshje, me përjashtim të atyre që ai i përshkruajti si “luftënxitës” në rajon: Izraeli dhe kongresmenët e linjës së ashpër në Kongresin amerikan.
 
Shumica e qeverive perëndimore kanë lavdëruar këtë zhvillim, por Izraeli ende vijon ta akuzojë Teheranin se po kërkon me çdo kusht të zhvillojë bombën bërthamore.
 
Megjithatë, sipas analistëve, nëse nuk do të arrihej një marrëveshje e tillë, Irani mund të pasuronte mjaftueshëm uranium sa për të krijuar bombën bërthamore brenda pak javësh, gjë e cila tani  mund të mbikëqyret nga inspektorë ndërkombëtarë.
 
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini tha se përmbushja e detyrimeve nga Irani dhe heqja e sanksioneve do të kontribuojnë në përmirësimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. 
 
LEUNORA KALIQI