Maqedoni

KSHZ: Nuk jemi të gatshëm për zgjdhje kredibile; Van Hojte: Nuk duhet të lidhemi për afate

17.01.2016 15:07

Teknikisht zgjedhjet me 24 prill mund të realizohen, por jo edhe kontrollimi i tërësishëm i lëstës së votuesve...

Kjo thuhet në deklaratën me shkrim të cilën kryetari i KSHZ-së, Aleksadar Çiçakovski ua shpërndau mediave pasi që paraprakisht me këtë qëndirim i ka njoftuar edhe përfaqësuesit e grupeve punuese të cilët  në Klubin e deputetëve diskutuan mbi procesin zgjedhor. 
 
“Në pyetjen se a mund të relizohen zgjedhjet me 24 prill, përgjigja ime është se teknikisht zgjedhjet mund të mbahen, por nuk mund të kryhet kontrollimi dhe pastrami i Listës zgjedhore, që do të thotë se nuk mund të sigurohet as lista zgjedhore në të cilën do të kenë besim të gjithë”, thuhet në deklaratën e kryetarit të KSHZ-së Aleksander Çiçakovski. 
 
Në dokument thuhet se nuk mund të saktësohen afatet reth pastrimit të Listës zgjedhore dhe që ti besohet kësaj liste, KSHZ-së I nevojiten më së paku 3 deri më 4 muaj.
 
KSHZ ka sfida të mëdha, nuk ka ekip të përshtatshëm dhe këto problem rezikojn  zbatimin e aktiviteteve të saj për sa i përket afateve të shkurtuara jo vetëm në aspektin e krizës politike, por edhe në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
 
"Ne jemi proaktiv, duam që të ndihmojm procesin që gjithçka të realizohet sa më shpejt", shprehet kryetari i KSHZ-së, Aleksander Çiçakovski. 
 
Ndërmjetsi Piter Vanhojt, konfirmoi se kryetari I KSHZ-së ka prezentuar para përfaqësuesve të katër parive politike qëndrimin dhe sugjerimet lidhur me mbajtjen e zgjdhjeve. Sipas tij për zgjdhje të besueshme duhet kohë. 
 
"Është evidente se nuk duhet të lidhemi për afatet. Është e nevojshme që së pari të sigurohen të gjitha kushtet për pastirimin e listës zgjedhore në mënyrë që të kemi zgjedhje të besueshme. Të gjitha partit politike kanë përfaqësues të tyre në KSHZ, prandaj atje duhet të vazhdojn bisedimet e jo këtu te grupet e punës", shprehet epskerti Piter Vanhojte. 
 
Ndërkohë sa I përket çështjes së mediave Eksperti VanHojete thotë se ende dueht të bisedohet, por ajo që është më me rëdësi është se politikanët duhet një herë e përgjithmon të kuptojn se duhet të heqin duart nga mediat. Ato duhet të jenë kritike dhe tërësisht të lira  . 
 
SANIJE KASAMI