Vuçiç: Serbia shkon në zgjedhje të parakohëshme
Partisë Progresive Serbe, që e udhëheq, kryeminsitri serb Aleksandër Vuçiq ka mbështetur kërkesën e kryeminsitrit që Serbia të shkojë në zgjedhje të parakohpëshme...

Nga kjo parti vlerësojnë se votimi është i domosdoshëm në mënyrë që një qeveri e re dhe stabile, me mandat të plotë katërvjeçar, do të mund t’i intensifikonte reformat ekonomike për ta vendosur Serbinë fuqishëm në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Edhe vet Vuçiq duke sqaruar kërkesën e tij për zgjedhje theksoi se Serbia duhet të përcaktohet se a dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”.
Partia e Vuçiqit i ka fituar bindshëm zgjedhjet e fundit të mbajtura në mars të vitit 2014, ndërsa në zgjedhje shkon pas vendimeve jo popullore për ulje të rrogave në sektorin publik dhe pensioneve, si pjesë e përpjekjeve për stabilizimin financiar të Serbisë dhe përgatitjen e saj për BE.
Data e zgjedhjeve nuk është caktuar ende, por mediat serbe kanë raportuar se datë e mundshme është 24 prilli.
