Maqedoni

Ivanov: Liderët të zgjidhin krizën politike

17.01.2016 15:50

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i ka ftuar liderët e partive politike të dëshmojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve të vendit, ndaj interesave të tyre dhe të shtetit dhe ti japin fund krizës politike...

Marrveshja politike e arritur për atë qëllim ka afate dhe obligime të qarta. Është koha e fundit me përpikmëri pa shtyerje të mëtutjeshme, ta realizojnë marrveshjen politike të Përzhinos, thekson Ivanov.

Ai vlerëson se kjo është e pa tolerueshme, sjellje joserioze dhe mospasje ndjenjë përgjegjësie dhe njdjenjë të shtetësisë.

Nuk mundet të shmangen obligimet e marrveshjes, e me atë të sillen në pikëpyetje perspektiva evropjane dhe euroatlantike e Maqedonisë, si dhe prosperiteti i qytetarëve.

Maqedonia, rajoni ynë dhe Evropa po përballen me sfida serioze.

Ajo që më së paku na duhet sot është thellimi i krizës politike, thekson Ivanov i cili falenderon bashkësinë ndërkombëtare e sidomos eurokomisionarin Jahanes Han për angazhimin në realizimin e marrveshjes politike dhe e përshëndetë gatishmërinë e BE-së për sigurimin e përkrahjes së poltë dhe garantimin e zgjehdjeve të lira dhe korrekte.