Maqedoni
Maqedonia pushtohet nga moti i ftohtë
17.01.2016 16:12
Në Maqedoni dominon kryesisht mot i vranët dhe i ftohtë, të cilat gjatë natës së kaluar ishin të shoqëruara me rreshje të boreës dhe shiut ndërsa në pjesët perëndimore është ndjerë edhe erë e lehtë...

Rreshjet më të denduar janë përqëndruar në pjesët malore perëndimore të vendit ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit dhe në vendet më të larta fryen erë mesatare deri në të përforcuar veriore.
Të rreshurat pritet të ndalen gjatë natës ndërsa që nga dita e nesërme pritet mot stabil dhe I ftohtë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
“Nga dita e nesërme do të mbizotëron mot I ndryshuëeshëm, I vranët dhe I ftohtë I shoqëruar me erë të lehtë veriore e cila ne disa vende do të përforcohet. Kryesisht do të ketë të rreshura të shiut. Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të jenë negative dhe do të lëvizin në interval prej -9 deri -3 gradë Celsius kurse ajo e ditës prej -7 deri 1 gradë Celsius“, shprehet Elena Jovanovska nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Sipas drejtorisë hidrometeorologjike nga dita e mërkurë pritet rritje e temperaturave në vend,të cilat do të zgjasin deri në fund të javës.
Brenda javës nuk parashikohen edhe të rreshura të borës, ndërsa nga dita e premte do të fillojnë të kthehen vranësirat mesatare të cilat në fundjavë do të jenë më të theksuara. Ndryshe, të rreshura të borës priten gjatë pasdites së shtunë dhe të cilat do të vazhdojnë edhe ditën e diel.
Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese janë hequr në vendet tjera përveq se në akset rrugore Tetovë – Kodra e Diellit dhe pjesa “Mavrovë – Dibër.
Ndalesë për lëvizje të autobusëve ka në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit, ndërsa për automjetet e tjera është i obliguar përdorimi i pajisjes dimërore.
LEUNORA KALIQI
