Maqedoni
Analistët: Të zbatohet marrëveshja, shtatori, më i përshtatshëm për zgjedhje
17.01.2016 17:00
Maqedonia fillimisht duhet të zbatojë të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës...

Maqedonia fillimisht duhet të zbatojë të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës, të shënojë avantazh në zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Pribesë dhe rekomandimet nga KE dhe më pas të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve.
Sipas ekspertëve juridik nëse zgjedhjet e parakohëshme mbahen në muajin prill është e pamundur që ato të jenë sipas paramentarave që kërkon BE.
“Nuk duhet të mohohet në tërësi marrëveshja e arriur në Përzhinë, duhet të insistohet që ajo pikë për pikë të zbatohet. Zbatimi i saj nënkupton kryerjen e të gjitha atyre detyrave që buruan nga Marrëveshja politike dhe pastaj të caktohet edhe termini për zgjedhjet e rradhës. Sa i përket muajit prill jam i bindur si jurist se assesi nuk ka kushte që të mbahen zgjedhjet parlamentare”, shprehet eksperti juridik Osman Kadriu.
Krijimi i parakushteve për zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike kërkon kohë. Marrë parasysh shkeljen e të gjitha afateve në Marrëveshjen e Përzhinës, periudha më e përshatshme është shtatori, konsideron analisti politik, Sefer Tahiri.
“Konsideroj se afati më i mirë i mundshëm do të ishte shtatori për shkak se do të nevojitet kohë që të pastrohet lista zgjedhore dhe ne e dijmë që ajo listë përmban njerëz të vdekur, njerëz që kanë dy letërnjoftime, që mund të votojnë në duy vendvotime dhe shumë anomaly të tjera të cilat janë evidentuar në proceset e kaluara zgjedhore dhe në anën tjetër është reforma e mediave e cila duhet të përfshijë disa segmenete mediatike”, shprehet analisti Sefer Tahiri.
Për fokusim te implementimi i marrveshjes politike dhe organizmin e zgjedhjeve të besueshme është angazhuar edhe faktori ndërkombëtarë.
SHPËTIM NUREDINI
