Maqedoni

Flaka e Janarit: Përkujtohet atentati ndaj Gërvallajve dhe Zekës

17.01.2016 17:21

Rreziqet akoma ekzistojnë, armiqt e shqiptarëve ende punojnë. Kështu tha lideri I BDI-së Ali Ahmeti në 10 vjetorin e manifestimit “ Flaka e Janarit” që po mbahet në nderim të heronjëve...

Rreziqet akoma ekzistojnë, armiqt e shqiptarëve ende punojnë. Kështu tha lideri I BDI-së Ali Ahmeti në 10 vjetorin e manifestimit “ Flaka e Janarit” që po mbahet në nderim të heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit të rënë nëpër shekuj në përpjekje për liri.
 
Kryetari I BDI-së Ameti duke folur për veprimtarin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, u shpre se  
 
“Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka ngritën nivelin e organizimit politik të shqiptarëve nga trakte të shkruara kaluan në platforma e programe për avancim e bashkim të shqiptarëve. Bashkuan grupet e ndryshme ilegale të kohës. Bënë negociata të njëpasnjëshme që këto grupe të unifikohen, dhe të shndërrohen në një front të rezistencës dhe të Lëvizjes mbarëkombëtare të shqiptarëve aso kohe në Ish Jugosllavi. Ky rast le të mbetet si një rast që do të përkujtohet, dhe arsyet e vërteta të eliminimit fizik të organizatorëve të parë që hodhën nënshkrim në gjithë strategjinë e organizimit dhe bashkimit.Rreziqet akoma ekzistojnë, armiqt e shqiptarëve ende punojnë, prandaj çdo përvjetori i Jusufit le të na sjellë në kujtesë planet ogurzeza të armiqve tonë shekullor”, shprehet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Veprimtari Ismet Sulejmani, tha se muaji janar na ka tronditur gjithmonë nëpër histori. Në këtë muaj kanë pushuar së rrahuri zemrat e shqiptarëve të mëdhenj që kanë dashur me që shqiptarët të jenë me kokën lartë e të barabartë me kombet e tjera në botën e qytetëruar
 
"Udhëheqësit tanë tu ngjajn sa më shumë udhëheqësve të mdhenj të popullit tonë që kanë shënuar epoka të pa përsëritshme.Të realizojm në detajet edhe më të vogla amanetet dhe programet politike kombëtare të Flakadanëve të janarit”. Ta mbajm të pa shuar “ Flakën e Janarit” lavdi herojve dhe dëshmorëve të kombit, rroft kombi ynë", shprehet veprimtari Ismet Sulejmani.  
 
Flaka e Janarit  do të zgjatë deri më 31 janar, ku për të 11 herë me radhë ndizen flakadanët e manifestimit në shenjë të përkujtimit të tre të rënëve për atdhe dhe vrasjen e tyre 34 vjet më parë, Bardhosh e Jusuf  Gërvalla dhe  Kadri Zeka.
 
SANIJE KASAMI