Maqedoni
Gjithsej 1.272 thirrje në "Alo doktor" për një javë
18.01.2016 09:47
Javën e kaluar, nga 11 deri më 17 janar janë rregjistruar gjithsej 1.272 thirje në linjën telefonike për këshillë mjekësore "Alo doktor"...

Siç informoi EPSH Shtëpia e Shëndetit - Shkup, thirrjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë. Paraqitjet janë më së shpeshti për simptome respiratore, shtypje e lartë e gjakur, temperaturë të rritur trupi, ftohje dhe kollitje të shkaktuara nga moti i ftohtë.
Në linjën telefonike 02/15 123 nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi të punojë linja, deri më tani, ka pasur 72.062 thirrje.
"Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtëprëdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit. Për qyetatarët janë në dispozicion gjithsej 25 mjekë, kumtoi Shtëpia e Shëndetit - Shkup.
Të gjithë atyre personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike./Mia
