Botë

Ekzekutimi masiv i ISIS-it, xhihadistët vrasin mbi 280 fëmijë, gra e të moshuar

18.01.2016 10:17

Një ekzekutim masiv i radhës nga ISIS ka tronditur opinionin publik, teksa terroristët kanë vrarë rreth 280 persona në një provincë në Sirinë Lindore..

Disa nga banorët e mbetur të zonës thonë se familje të tëra janë shfarosur. Për militantët arsyeja që i shtyu ata t’i ndërmarrin këto akte barbare kundër civilëve ishte bashkëpunimi me trupat sirianë.
 
Mes të vrarëve shumica janë të moshuar, gra dhe fëmijë. Ekzekutimet vijnë vetëm një ditë pasi Rusia kishte shpërndarë ndihma humanitare për njerëzit atje, të cilët jetonin mes kushteve ekstreme të varfërisë. 
 
Ndërkohë që raporte nga Sira bëjnë me dije se pjesëtarët e grupit ekstremist kanë rrëmbyer së paku 400 persona të cilët po mbahen peng.
 
Ndërkombëtarët i druhen dhe një tjetër ekzekutimi masiv, i cili do të ishte fatal për dramat që përjeton populli sirian. Qyteti i Deir el-Zour ka qenë një prej zonave më të prekura nga lufta.
 
Shumica e popullsisë në këtë rajon vuan nga uria dhe mungesa e medikamenteve.