Maqedoni
Han: Po bisedohet për një datë të re të zgjedhjeve në Maqedoni
18.01.2016 10:40
Zyra e Komisionerit Han pranon se liderët po kërkojnë një datë të re për zgjedhjet në Maqedoni...

Në korrespondencën me Alsat M, nga zyra e komisionerit Han thanë në mënyrë të prerë:
“Duke qenë se jo të gjithë liderët politikë konfirmuan datën e caktuar më herët për mbajtjen e zgjedhjeve, komisioneri bëri të qartë se është përgjegjësi e tyre tashmë që vetë ata të arrijnë pajtim dhe të dalin me një datë të re për zgjedhjet. Komisioneri Han kërkoi nga të gjithë liderët, konfirmim të angazhimit të tyre për të vazhduar përmbushjen e zbatimit të marrëveshjes politike të qershor/korrikut, si dhe reformat prioritare. Liderët politikë e konfirmuan këtë! Kjo përbën edhe çështjen më e rëndësishme për komisionarin: arritjen e progresit sa i përket thelbit dhe përmbajtjes së marrëveshjesh”, thuhej në reagimin e zyrës së komisionerit Han./Koha
