Botë
Afganistan, Australia shton numrin e trupave
18.01.2016 12:21
Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kabul të Afganistanit, kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka njoftuar se vendi i tij do ta shtojë numrin e trupave në Afganistan...

Turnbull ka thënë sot se Australia do t’i shtojë edhe 20 trupa në misionin e saj të sigurisë në Afganistan, duke e rritur numrin e trupave në 270. Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi Turnbull e ka hedhur poshtë një kërkesë të presidentit amerikan, Barak Obama, për angazhimin e më shumë trupave australianë në luftën ndaj grupit militant “Shteti Islamik” në Siri dhe Irak.
Turnbull sot do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara, ku gjatë ditës së martë do të ketë takime në lidhje me çështjet e sigurisë në Lindjen e Mesme.
41 ushtarë australianë janë vrarë gjatë 12 viteve të pjesëmarrjes në operacionet e sigurisë në Afganistan.
