Maqedoni
Besimi e Popovski në Bruksel, BE kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës
18.01.2016 14:41
Zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi, dhe shefi i Diplomacisë, Nikolla Popovski, morën pjesë në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel...

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe agjendën evropiane të vendit. Brukseli doli me një porosi të qartë edhe në takimet e sotme. Vendi duhet të zbatojë Marrëveshjen e Përzhinës në të gjitha pikat dhe ky qëndrim i është thënë edhe zëvendëskryeministrit Besimi dhe shefit të Diplomacisë, Milloshovskit.
“Diskutuam për gjendjen politike në RM, reformat prioritare, për agjendën tonë për në BE, si dhe çështjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016. Mesazhet që priten nga RM janë implementimi i marrëveshjes politike, reformat dhe zgjedhjet fer dhe demokratike, me çka Maqedonia do të mund të diskutojë më pas edhe për mundësitë e fillimit të negociatave për anëtarësim për në Bashkimin Evropian”- deklaroi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Fatmir Besimi.
“Për t’u kaluar situata kritike, BE porosit që të realizohet marrëveshja politike të cilën e kemi arritur në RM. Të gjitha pikat e marrëveshjes janë të realizuara me përjashtim të një pike, e kjo është zbatimi i zgjedhjeve”- tha shefi i Diplomacisë në RM, Nikolla Popovski.
Sipas zëvendëskryeministrit Besimi, Maqedonia është e përkushtuar të ruaj agjendën e integrimit euroatlantik dhe fillimi i negociatave me BE-në do të ndihmojë për agjendën e reformave në periudhën që vjen.
GYLTENE SINANI
