Maqedoni

Çështja e emrit, Poposki takon Koxias në Bruksel

18.01.2016 15:37

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, sot në Bruksel u takua me shefin e Diplomacisë greke, Nikos Koxias...

Sipas njoftimit të MPJ-së, dy ministrat kanë biseduar për ngjarjet më të reja në lidhje me refugjatët dhe emigrantët, ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe për procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit.

Takimi është mbajtur në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, që po mbahet në Bruksel.