Maqedoni

Sëmundjet kardiovaskulare, FSSh me masa të reja për parandalimin e tyre

18.01.2016 16:54

Mbi 135 mijë persona jetojnë me rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare...

Mbi 135 mijë persona jetojnë me rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, 13 mijë e 500 prej tyre madje rrezikojnë të kenë pasoja fatale nga këto sëmundje në dhjetë vitet e ardhshme.
 
Deri tek këto të dhëna Fondi Shëndetësor erdhi pas analizës së të dhënave nga kontrollet preventive të bëra nga mjekët amë në dy vitet e kaluara, përmes të cilave janë zbuluar në fazën e hershme sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e veshkave dhe diabeti. 
 
Drejtorët e Fondit Shëndetësor, Orhan Ramadani dhe Sasho Stevanovski, prezantuan sot të dhënat e viteve të shkuara dhe risitë në këtë drejtim për vitin 2016.