Botë

Nafta Brent, çmim rekord i ulët, nën 28 dollarë për fuçi

18.01.2016 16:57

Çmimi i naftës Brent, pas heqjes së sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Iranit, ka shënuar ulje, duke arritur nën 28 dollarë për fuçi, që shënon kështu nivelin më të ulët që nga viti 2003...

Në tregun e naftës, që gjendet përballë disa zhvillimeve, si heqja e sanksioneve ndaj Iranit, shqetësimet ndaj Kinës dhe dollari i fortë, që nga fillimi i vitit e deri tani vazhdon ende trendi i rënies së çmimit.
 
Nafta bruto e llojit të Teksasit Perëndimorë ditën e ka nisur me 29.68 dollarë dhe aktualisht tregtohet në nivelin 29 dollarë për fuçi.
 
Analistët theksojnë se në tregun e naftës do të kthehet Irani dhe bashkë me shqetësimet se do të rrisë eksportet me 500 mijë fuçi në ditë vihet në dukje se çmimet mund të ulen deri në nivelin 25 dollarë për fuçi. 
 
NAIM RAMADANI