Botë
Turqi, shpërthim në një shkollë në Kilis
18.01.2016 16:58
Një shpërthim në një shkollë në qytetin Kilis të Turqisë rezultoi me 4 të lënduar rëndë, njëri prej tyre humbi jetën pasi u dërgua në spital...

Sipas informacioneve të marra theksohet se në mjediset e shkollës 9 vjeçare “Ejup Gokçeimam” ka pasur shpërthim të shkaktuar nga një predhë.
Materia shpërthyese është dërguar më pas në polici për ekzaminimet e nevojshme nga ekspertët.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale në shkollë dhe përreth saj.
