Maqedoni
Tetovë, UNDP me plan për preventivë ndaj vërshimeve
18.01.2016 17:36
UNDP i ka ofruar Komunës së Tetovës studimin për atë se çka duhet bërë pas vërshimeve të 3 gushtit me qëllim të prevenimit të tyre në të ardhmen...

Planin e studimit dhe komplet financimin do e bëjë UNDP, ndërsa në këtë drejtim do të angazhohet edhe Komuna e Tetovës dhe Ministria e Ekologjisë. Tetova ka formuar një trup operativ, i cili do të përfshijë tre institucionet të cilat duhet të përgatisin planin aksionar.
“Ajo që për ne është me rëndësi të veçantë është formim sot i një trupi operativ, i cili do të përfshijë të gjitha të tre institucionet tona dhe që dhe do të ketë për qëllim formimin dhe përgatitjen e planit aksional me data të caktuar për sa i përket realizimit të obligimeve”- deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
“Ne kemi një parallogari të mëhershme nga ana e Ministrisë, gjithashtu sot u dakorduam të jetë një sublimat i të gjitha këtyre dëmeve, gjegjësisht kostos, të renovimit të situatës, gjithashtu edhe mundësia e renovimit”- theksoi ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi.
Edhe pse plani për rinovimin e situatës së krijuar pas vërshimeve dhe intervenimet në infrastrukturën ujore si formë prevenimi për të ardhmen është gjithëpërfshirës, megjithatë realizimi i të njëjtit nuk mund të fillojë para pranverës, kur edhe rreziqet janë të mëdha për përsëritje eventuale të vërshimeve pas shkrirjes së borës.
VISAR SADIKI
