Maqedoni

Kriza politike, “Uniteti” kundër zgjedhjeve më 24 prill

18.01.2016 17:45

Partia "Uniteti" konfirmon nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm me kushte të plotësuara paraprakisht...

Partia "Uniteti" konfirmon nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm me kushte të plotësuara paraprakisht, të negociuara në Marrëveshjen politike në Përzhinë nën mbikëqyrje ndërkombëtare dhe assesi si mënyrë e shpëtimit të partive në pushtet.

“Më me rëndësi janë kushtet në të cilat mbahen zgjedhjet se data e mbajtjes së tyre”, thonë nga “Uniteti”.

“Qytetarët tanë nuk do të lejojnë më manipulime nga dyshja VMRO-BDI, të përkrahur edhe nga PDSh, që në emër të ‘zgjidhjes së krizës’ të kërkojnë shpëtim eventual politik, ndërsa në fakt vetë ata po e thellojnë krizën dhe po e çojnë vendin buzë greminës. "Uniteti" përkujton se eurokomisioneri, Johanes Han, kërkoi nga liderët datë të re për zgjedhje, që mundëson plotësimin e kushteve paraprake”, thonë nga kjo parti, duke potencuar se në kuvend deputeti, Zylfi Adili, do të votojë kundër zgjedhjeve më 24 prill.