Grupacioni i prodhuesve të miellit: Masa urgjente për tejkalimin e gjendjes
Grupacioni i prodhuesve të miellit dhe bukës në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkojnë masa urgjente...

Grupacioni i prodhuesve të miellit dhe bukës në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkojnë masa urgjente për mbrojtjen e industrisë vendore të bluarjes së miellit, kontrollin e miellit të importit, zbatimin e rregullores për cilësinë e miellit dhe subvencionim shtesë të prodhuesve vendorë të grurit sipas klasave të cilësisë.
Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë theksoi se masat janë të domosdoshme për të mbrojtur industrinë vendore të bluarjes së miellit, e cila, siç thonë mullisët, është para kolapsit total, madje disa kompani tashmë paralajmërojnë mbylljen e mundshme.
“Grupacioni i prodhuesve të miellit kërkon subvencionim prej 2,5 denarë për një kilogram grurë të rekoltës së fundit, gjegjësisht dallimit të çmimit midis grurit blerës vendor dhe çmimit të grurit të importuar”, theksoi Ristovski.
Ai shtoi se masat të cilat janë ndërmarrë vitin e kaluar, siç janë importi i kushtëzuar i miellit dhe i grurit, masat kontrolluese për lëshimin në qarkullim të miellit dhe rregullorja për kontrollin e cilësisë së miellit kanë treguar rezultate të pamjaftueshme.
