Maqedoni
Gruevski me vendim të prerë: zgjedhjet përfundimisht më 24 prill
18.01.2016 18:00
Data 24 prill është data optimale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare...

Këtë e konfirmoi kreu i VMRO-së, Nikolla Gruevski, sipas të cilit pas takimit me partnerët e koalicionit për Maqedoni me të mirë edhe njëherë e dha vendimin e prerë, se zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen përfundimisht më 24 prill.
Gruevski gjatë prononcimit të tij tha gjithashtu se marrëveshja e qershorit dhe korrikut ishte arritur që të mund vendi sa më shpejtë të gjejë zgjidhje për të kapërcyer krizën.
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin dalja më e mirë e vendit nga kriza politike. Për këtë qëllim, katër partitë politike dhe në ndryshimet e kodit zgjedhor u pajtuan se 24 prilli është koha optimale për zgjedhje. LSDM,VMRO-DPMNE, BDI-ja dhe PDSh u morën vesh dhe së bashku votuan në Kuvend që të ketë zgjedhje më 24 prill për t’i dhënë fund krizës politike në vend. Zgjidhja e krizës politike e kaloi edhe fazën e fundit, andaj u dakorduam që zgjedhjet të mbahen në prill konform Marrëveshjes së Përzhinës. Maqedonia duhet të shkojë përpara. Shteti dhe qytetarët janë gjatë kohë peng të një politike destruktive, e cila negativisht ndikoi dhe kërcënonte në çdo plan”- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Gruevski konsideron se mbajtja e zgjedhjeve do të ndihmojë që të hapen perspektivat e Maqedonisë drejt integrimit në BE dhe NATO, ndërsa qytetarët të dalin nga izolimi i krizës, e cila ishte prezente më shumë se një vit.
MERITA GASHI
