Maqedoni
Deputetët debatojnë për shpërbërjen e kuvendit
18.01.2016 18:35
Pas vendimit të koalicionit për Maqedoni më të mirë që zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të mbahen më 24 prill...

Pas vendimit të koalicionit për Maqedoni më të mirë që zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të mbahen më 24 prill, me iniciativë të 68 deputetëve kuvendi shtoi një pikë të jashtëzakonshme në rendin e ditës për shpërbërjen e parlamentit.
Seanca e paralajmëruar për në orën 17, filloi me një orë vonesë. Fillimisht në foltore doli deputeti I social demokratëve Goran Sugarevski sipas të cilit ky vendim I VMRO-së I përkrahur edhe nga partnerët e koalicionit flet për frikën e pushtetit dhe vazhdimin e amullisë politike në të cilën gjendet vendi.
Mbajtja e zgjedhjeve mën 24 prill është vetëm në favor të Gruevsit dhe familjes së tij dhe të atij grupi të pushtetarëve që janë zhytur thellë në korruspsion.
Pa pastrimin e listave zgjedhore dhe rregullimin e cështjes së mediave, për social demorkratët është e papranueshme pjesmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Pas këtij fjalimi, deputetët e LSDM-së lëshuan sallën e kuvendit. Ilia Dimovski nga VMRO thotë se vendimi për shpërbërjen e parlamentit është një akt madhor i propozuesve të kësaj iniciative, meqë pas gjithë kësaj situate në të cilën po kalon Maqedonia është e rendit dhe e udhës që të vendosin qytetarët.
Ne jemi për një Maqedoni prosperuese me thithje të investimeve të huaja dhe sa më afër proceseve eurointegruese.
Se në cfarë kahje do të vazhdojë rrugën Maqedonia do të vendosin qytetarët më 24 prill tha Dimovski.
Talat Xhaferi nga BDI thotë se partia e tij mbetet konsekuente në vendimet e marrëveshjes së Përzhinës me të cilat parashihet mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme më 24 prill.
Mënyra më e mirë për dalje nga kriza është mbajtja e zgjedhjeve më 24 prill potencoi Xhaferi sipas të cilit në këtë datë u takon qytetarëve të japin verdiktin e tyre se kush ka punuar mirë apo keq, ky vendim nuk u takon partive politike.
Deputeti Pavle Trajanov tha s e nuk po respektohen afatet ligjore per shpërndarjen e parlamentit, Sipas Kushtetutës nëse sot votohet shpërbërja e parlamentit, zgjedhjet mbahen në afat prej 60 ditësh pra më 18 mars e jo në 24 prill.
Por kjo gjë që u hodh poshtë nga VMRO sipas së cilës për shpëndarjen e parlamentit nuk ka afat ligjor.
Sipas VMRO-së kriza politike nuk mund të jetë gjenje e përhershme për Maqedoninë ajo duhet të marrë fund. Fajtor për krizën sipas VMRO-së është lideri I LSDM-së që dëshiron të mbajë me vite të tëra vendin në krizë. Debati po vazhdon edhe në këto momente.
MIGENA GORENCA
