Botë
Në Maroko është arrestuar një belg, i cili është i përfshirë në sulmet në Paris
18.01.2016 19:24
Autoritetet marokene arrestuan një shtetas belg, me prejardhje nga Maroku, i cili është drejtpërdrejtë i lidhur me kryerësit e sulmeve terroriste...

Autoritetet marokene arrestuan një shtetas belg, me prejardhje nga Maroku, i cili është drejtpërdrejtë i lidhur me kryerësit e sulmeve terroriste në nëntor të vitit të kaluar në Paris, theksohet në kumtesën e qeverisë.
Ministria marokene e Punëve të Brendshme i publikoi inicialet e të arrestuarit në gjuhën arabe, duke shtuar se ai ka luftuar në Siri në radhët e "Frontit An Nusra" para se të kyçet në Shtetin Islamik.
Në sulmet terroriste në Paris e humbën jetën 130 persona./mia
