Maqedoni

Kuvendi votoi shpërndarjen, në orën 22 seanca për qeverinë e re teknike

18.01.2016 21:04

Me 72 pro 1 kundër dhe 6 të përmbajtur, parlamenti solli vendim për shpërndarjen e parlamentit, vendim ky që do të zbatohet nga 24 shkurti...

Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare , të përmbajtur votuan deputetët e PDSH-së ndërsa kundër deputeti Zylqyfli Adili.  

Seanca  ngjalli reagime të shumta që në fillim, për faktin se për mbajtjen e saj, deputetët u lajmëruan vetëm  dy orë e gjysëm para fillimit.

Shumica parlamentare asyetoi vendimin me faktin se shpërndarja e parlamenti do t’i japë fund krizës politike dhe do të hapë rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, ashtu sic edhe ishin dakorduar liderët në marrëveshjen e Përzhinës.

Koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-së dhe BDI-së mbështeteën vendimin për shpërndarjen e parlamentit.

Talat Xhaferi thotë se BDI mbetet konsekuente në atë që ka nënshkruar në Përzhinë me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve pra, zgjedhjet sipas kësaj marrëveshjeje duhet të mbahen më 24 prill.

Por LSDM tha se  nuk mund të shkohet në një proces zgjedhor me lista zgjedhore të papastruara dhe me media ende të paregulluara. Ky nxitim I shkon për shtat vetëm Gruevskit, akuzuan nga LSDM sipas të cilëve, Gruevski nuk I do mediat e lira.

Deputetet nga radhëtee  LSDM-së lëshuan seancën e parlamentit pas deklaratës së till dhe debati vazhdoi pa ta por me tone të ashpra kësaj radhe mes deputetëve të partive të vogla dhe VMRO-së.

Lideri I Lidhjes Demokratike  Pavle Trajanov tha se  sipas Kushtetutës, Kuvendi duhet të shpërndahet 60 deri 45 ditë para ditës së zgjedhjeve, ai nuk ishte dakord me vendimin e shumicës parlamentare që shpërndarjea e Kuvendit të jetë sot, dhe vendimi të zbatohet nga  24 shkurt. Por Ilia Dimovski thotë se nuk është hera e parë që vetë Trajanovi voton vendime që vlejnë në një afat tjetër.  

Nënkryetari I kuvendit nga radhët e BDI-së tha se në  zgjedhje nuk mund të shkohet pa opozitën.

Rafiz Haliti paralajmëroi se nuk do të votojë për shpërbërjen e palamentit  në këtë situatë , ndërsa kundër votoi  deputeti I pavarur, anëtari I Unitetit,  Zylqyfli Adili  I cili kishte qëndrim të njejtë me deputetet Liliana Popovska se institucionet që janë garantuese të procesit zgjedhor, tashmë vetë kanë pranuar se nuk janë gati për zgjedhje.

Më herët deputët miratuan dorëheqjen e Gruevskit, ndërsa presidenti Ivanov ia dorëzoi  mandatin për përbërjen e re të Qeverisë, Emil Dimitrievit, të zgjedhur si kryeministër I qeverisë që do të organizojë zgjedhjet, nga komiteti qëndror I VMRO-së. Në orën 22 seance e Kuvendit për zgjedhjet e qeverisë së re teknike.