Maqedoni

Kuvendi zgjodhi qeverinë e re

18.01.2016 22:58

Kuvendi me 71 vota pro, dhe 9 të përmbajtur zgjodhi qeverinë teknike që do të organizojë zgjedhjete parakohëshme të 24 prillit...

Kryeministri I ri Emil Dimitriev, premtoi se do të punojë që konfliktin ta zvëndësojë me bashkëpunim.
 
"Të gjithë ne, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët , romët dhe të tjerët duhet të tregojmë se kemi kapacitet dhe dituri që të përballojmë sfidat drejt të ardhmes euro-atlantike të vendit tonë”, tha Dimitriev, gjatë fjalimit të tij para deputetëve
 
“Qeveria e re që do ta udhëheq do të mënjanoj të gjitha dilemat rreth parregullsive zgjedhore. Qëllimi ynë është të krmi zgjedhje të lira dhe demokratike, qëllim që ne do ta realizojmë. Ne mbështesim dhe inkurajojmë KSHZ-në që të jetë një forcë shtytëse për një proces zgjedhor i cili do na bëj krenar si komb dhe zgjedhje të cilat do të jenë të besueshme për të gjithë”, tha Dimitriev.
 
Dimitriev i bëri thirrje opozitës që të jenë konstruktive dhe të japin kontributin e tyre për zgjedhje të lira dhe demokratike.
 
Gjatë dhënies së deklaratës solemne, nuk ishin të pranishëm ministrat e LSDM-së, Spasovski dhe Remenski. Kjo pasi LSDM më herët braktisi seancën ku diskutohej për shpërndarjen e parlamentit duke deklaruar se nuk do të marrë pjesë në një process zgjedhor më 24 prill, nëse më herët nuk pastrohen listat zgjedhore dhe nuk sillet ligji që rregullon punën e mediave.