Botë

Shkatërrohet banda , Itali, sekuestrohet kokainë e heroinë nga Shqipëria dhe Maroku

19.01.2016 10:02

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të kokainës dhe të heroinës, e cila futej në Itali nga Shqipëria dhe Maroku...

Hetimet për këtë rast kanë filluar që nga viti 2013.
 
Mediat italiane ende nuk kanë bërë publike emra të cilët janë pjesë e bandës, por policia është duke kryer arrestime në qytetet e Venecias, Bolonjës dhe Rovigo.
 
Operacioni kundër trafikut të drogës në Itali është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës nga policia e shtetit Italian./Oranews