Maqedoni
Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën - Uji i bekuar
19.01.2016 10:30
Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e madhe krishtere - Uji i bekuar.Është e njohur se Uji i bekuar festohej në shekullin e dytë nga epoka krishtere...

Festimi është i lidhur me bekimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.
Kryetari i Kishës ortodokse maqedonase z.z. Stefani sot në mesditë nga Ura "Liria" do t'i shenjtërojë ujërat e Vardarit dhe do ta hedhë kryqin, të cilin do të tentojnë ta kapin besimtarët.
Besohet se ai që do ta kapë kryqin tërë vitin do ta ndjek fati, shëndeti dhe mirëqenia.
Kryqe pritet të hidhen edhe në vendbanime tjera në shtet, ndërsa më masovikisht pritet të jetë në Ohër.
Uji i bekuar - 19 janar, në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët ortodoksë./Mia
