Botë

Vdes mashkulli më i vjetër i botës, japonezi Yasutaro Koide, vdiq në moshën 112 vjeçare

19.01.2016 12:12

Ndërroi jetë sot në moshën 112 vjeçare burri më i vjetër i botës, japonezi Yasutaro Koide...

Ai lindi më 13 mars 1903 në provincën japoneze Fukui. Ka punuar gjatë gjithë jetës si rrobaqepës në Fukui dhe në Osaka.

Para disa vitesh u shpërngul në Nagoya për të kaluar vitet e fundit të jetës në shtëpinë e vajzës së tij. Gushtin e kaluar, Koide u certifikua nga libri i rekordeve Guiness, si mashkulli më i moshuar në botë.

Në fillim të këtij muaji ai u sëmur dhe u shtrua në spital në Nagoya ku edhe sot ndërroi jetë.