Itali, përplasen dy trena, 30 të lënduar

19.01.2016 13:42

Dy trena janë përplasur mëngjesin e sotëm në metropolitanën e qytetit të Kaljarit në Itali...

30 persona kanë mbetur të plagosur, shumica e të cilëve studentë, që në atë orë të mëngjesit udhëtonin drejt institucioneve të tyre mësimore.

I plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i njërit prej trenave e gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Aksidenti ka ndodhur pas një përplasjeje frontale mes tyre për shkak të mosfuksionimit të komandës së ndërrimit të shinave.

Dy trenat udhëtonin në një binar unik e përplasja e tyre qe e pashmangshme.