Maqedoni

Johanes Hahn: Do të kisha preferuar zgjidhje konsensuale

19.01.2016 13:48

Eurokomisioneri, Johanes Hahn, reagoi për të dytën herë dje rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme...

Në mëngjes, Hahn la të kuptohej se BE do të ishte e kënaqur edhe me datën 5 qershor, datë kjo e përmendur në Marrëveshjen e Përzhinës, mjafton që zgjedhjet të plotësonin standardet.
 
Në mbrëmje, Hahn përshëndeti 24 qershorin, por duke ripotencuar se do të kishte dashur që vendimi të ishte me konsensus nga të gjithë. “U vura nën dijeni për vendimet e marra lidhur me zgjedhjet e parakohshme më 24 prill, siç parashikonte edhe Marrëveshja e Përzhinës. Por, siç e pata theksuar më herët, do të kisha preferuar një zgjidhje konsensuale nga të gjitha partitë politike.
 
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që aktorët politik dhe institucional në vend të bëjnë të pamundurën për të siguruar zgjedhje korrekte në linjë me standardet demokratike.
 
Për të arritur këtë duhet punuar jashtëzakonisht dhe në mënyrë urgjente, veçanërisht mbi listën e votuesve. Pavarësisht dështimit për të gjetur një marrëveshje të përbashkët mbi një datë për zgjedhjet, unë sërish pres që partitë politike të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe t’i përmbahen angazhimeve të marrëveshjeve politike të qershor/korrikut, përfshi edhe prioritetet e reformave urgjente”, thekson në reagim me shkrim komisioneri evropian, Johanes Han.