Shkolla britanike evakuuohet pas kërcënimit me bombë
19.01.2016 13:54
Një shkollë ndërkombëtare britanike është evakuuar pas një kërcënimi me bombë, për herë të dytë në më pak se një muaj....

Sipas Daily Star, shkolla e vendosur në kryeqytetin hungarez Budapest që edukon fëmijë të shtetësive të ndryshme, mori një telefonatë në ora 8:10 minuta sipas kohës lokale, ku u tha se kishte një bombë të vendosur brenda.
Shkolla ishte mbyllur edhe dhjetorin e kaluar nga një kërcënim i ngjashëm. (lajmi.net)
