Van Haute: Të mbahen zgjedhje me standarde ndërkombëtare
Ndërmjetësi Vanhaute thotë se nëse sillet vendim për mbajtjen e zgjedhjeve me 24 prill, ato duhet organizohen sipas standardeve ndërkombëtare...

Takimi i fundit i grupeve të punës, në të cilin ishin prezent vetëm përfaqësuesit e LSDM-së dhe PDSh-së me ekspertin, Piter Vanhojte, u anulua, pasi që përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ishin në kuvend për të votuar shpërbërjen e parlamentit.
Ndërmjetësi Vanhaute thotë se nëse sillet vendim për mbajtjen e zgjedhjeve me 24 prill, ato duhet organizohen sipas standardeve ndërkombëtare.
Sipas tij, KSHZ-ja duhet të fillojë menjëherë me punë.
“Nëse vendoset të ketë zgjedhje më 24 prill, atëherë kjo është një sfidë urgjente. Do të bisedojmë se si mundet të arrihet marrëveshje në afat sa më të shpejtë, sepse KShZ duhet menjëherë të fillojë me punë. Mendoj se nuk ka dallime të mëdha, por edhe dallimet e vogla do të paraqesin pengesë për marrëveshje. Ne vetëm insistojmë që nëse organizohen zgjedhjet, ato të organizohen në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare”- tha ndërmjetësi i BE-së në bisedime, Pitter Van Haute.
Ende nuk dihet se cili do të jetë epilogu i grupeve të punës dhe si do të arrihet marrëveshje për çështjen e KShZ-së dhe mediave, dy pikat më të nxehta për të cilat nuk lëshojnë pe as VMRO-DPMNE-ja e as LSDM-ja. (Ersan Pajaziti, TVM2)
