Botë
IOM: Numër rekord i refugjatëve kanë arritur në Greqi nga fillimi i vitit
19.01.2016 19:06
Në brigjet e Greqisë kanë arritur pothuajse 32.000 refugjatë - njëzet herë më shumë në fillim të janarit të vitit 2016...

Në brigjet e Greqisë kanë arritur pothuajse 32.000 refugjatë - njëzet herë më shumë në fillim të janarit të vitit 2016 sesa në gjithë janarin gjatë vitit të kaluar, kumtoi Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM).
Që nga fillimi i vitit, sipas IOM-it, në Greqi kanë hyrë në 31.244 emigrantë dhe refugjatë nga deti në krahasim me vetëm 1.472 refugjatë në atë periudhë të vitit të kaluar.
"Nëse ky trend vazhdon, me siguri do të kemi numër rekord të refugjatëve", deklaroi Italij Viriri, zëdhënës i IOM. Në vitin 2015 më shumë se një milion migrantë dhe refugjatë kanë kaluar përmes Detit Mesdhe në Evropë, pothuajse gjysma e tyre nga Siria./mia
