Maqedoni
Mot me diell dhe me erë dhe temperarurë deri pesë gradë
20.01.2016 09:02
Moti në Maqedonia do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 15 deri në minus katër, ndërsa temperatura e ditës nga minus një deri në pesë gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në minus nëntë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në tre gradë.
Edhe në ditët e ardhshme moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat në disa vende do të bien nën minus 10 gradë, ndërsa temperaturat e ditës deri të enjten do të shënojnë tendencën e një rritjeje të vogël./Mia
