Kulturë

Filloi xhirimi i filmit të shkurtër artistik “Do të vijnë fëmijët”

20.01.2016 09:15

Filloi xhirimi i filmit të shkurtër artistik "Do të vijnë fëmijët" me regji të Ana Jakimskas dhe me skenar të Branko Kosteskit. Filmi xhirohet në disa lokacione në Shkup dhe në Manastir....

Filmi, i përket zhanrit të dramës dhe në të tregohet për një mësusese të re e cila arrin në një fshat malor që të mësojë fëmijët, por  i vetmi njeri të cilin e takon aty është shërbyesja e vjetër e shkollës. Derisa mësuesja i pret fëmijët që të vijnë në shkollë, ajo zbulon sekrete të ndryshme jetësore.
 
Ekipi i aktorëve përbëhet nga Natasha Petroviq, Shenka Kollozova dhe Vladimir Petkov.
 
Drejtor i fotografisë është Naum Doksevski, skenograf Kiril Spaseski, kostrumografe Milena Atanasaova, grimi Gjulferi Kaçareviq, ndërsa producent janë Dejan Krajçevski dhe Marija Dimitrova.
 
Filmi është i financuar dhe i përkrahur nga Agjencia për film, ndërsa u realizua në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve Dramaturgjike në Shkup.