Maqedoni
Punëtori për qasje të barabartë në ujë dhe kanalizime në Maqedoni
20.01.2016 10:07
Rreth gjendjes së ujit dhe ujërave të zeza në Shkup, Veles dhe Kumanovë sot do të diskutohen në punëtorinë "Vlerësim për qasje të barabartë në ujë dhe kanalizime në Republikën e Maqedonisë."

Në punëtori, që sot dhe nesër do të mbahet në Veles është planifikuar të marrin pjesë përfaqësues nga disa institucione, Ministritë e Shëndetësisë, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Transportit dhe Telekomunikacionit, Instituti i Shëndetit Publik, Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, disa organizata joqeveritare ...
Punëtoria është në partneritet mes Institutit për Shëndet Publik dhe Sekretariatit të UNECE-s të Protokollit për ujë dhe shëndet. Organizimi i punëtorisë është nga ana e organizatës joqeveritare "Gazetarë për të drejtat e njeriut."
Republika e Maqedonisë është e përfshirë në mënyrë aktive në aktivitete të ndryshme në kuadër të Komisionit Ekonomik të KB-së për Evropën (UNECE) dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zyrës rajonale për Evropën (OBSH / Evropë) - Protokollit për ujë dhe shëndet në përgatitje për qasje në Protokoll.
Protokolli ka për qëllim të mbrojë shëndetin e njeriut dhe mirëqenien përmes menaxhimit më të mirë të ujit, duke përfshirë edhe mbrojtjen e ekosistemeve ujore dhe duke parandaluar, kontrolluar dhe zvogëluar sëmundjet të lidhura me ujin./Mia
