Botë
Kinë, shpërthen fabrika e fishekzjarreve, 1 i vdekur, dhjetëra të plagosur
20.01.2016 12:08
Një person humbi jetën ndërsa tre të tjerë u shpallën të humbur pas një incidenti në një fabrikë fishekzjarresh në Kinë...

Ngjarja ndodhi në provincën Jiangxi, në orët e para të mëngjesit, teksa raportohet se 48 persona ndodhen në spital, pasi kanë marrë plagë të ndryshme.
Një fishekzjarr i aktivizuar gabimisht shkaktoi një efekt domino, duke u pasuar nga mijëra të tjerë. Ekipet e shpëtimit mundën që të shpëtojnë 21 punëtorë të kompanisë të cilët ndodheshin të bllokuar në godinë, ndërkohë që më shumë se 1.000 persona të zonës u evakuuan për të shmangur çdo përshkallëzim të incidentit.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Në këtë zonë ndodhen afro 31 kompani të cilat prodhojnë fishekzjarre, nga një traditë që vijon prej më shumë se 300 vitesh.
GAZMEND KURTISHI
