Ekonomi
Davos, fillon Forumi Botëror Ekonomik
20.01.2016 12:21
Liderët politikë dhe afaristë ndërkombëtarë janë tubuar në Davos të Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik...

Në këtë forum do të diskutohet për çështjet kritike me të cilat ballafaqohet bota gjatë viteve të ardhshme, përfshirë ndikimin e krizës së emigrantëve në të ardhmen e Bashkimit Evropian, luftën kundër militantëve ekstremistë, nxehjen globale, sfidat ekonomike për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe ngadalësimin e rritjes së shkallës ekonomike të Kinës.
Edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur në Zvicër mëngjesin e sotëm, ku pritet të mbajë edhe një takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Pritet që Kerry do të kërkojë më tepër progres në zgjidhjen e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.
Sekretari amerikan Kerry, po ashtu, pritet të diskutojë për procesin paqësor në Siri me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. Bisedimet për këtë çështje fillojnë javën e ardhshme.
