Durant-Westbrook, Oklahoma mes pretendentëve për titull

20.01.2016 14:14

Katër ndeshje të luajtura dje në NBA, ku spikat fitorja e Oklahomës, që mundi 110-104 Denver, një ndeshje e ekuilibruar dhe emocionuese...

Suksesi i 31-të sezonal për Oklahomën mban sërish firmën e dyshes Durant-Westbrook, i pari autor i 30 pikëve dhe 12 rebaund, ndërsa i dyti autor i 27 pikëve dhe 12 asist.

Mirë u paraqit edhe Kanter me 25 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë, ndëras 27 pikët e Gallinari për miqtë mbetën për statistikë.

Fitore në çastet e fundit për Indianën, që mundi 97-94 Phoenix, suksesi i 23-të në kampionat. Mbrëmje e mirë për Booker, që realizoi 32 pikë, ndërsa 20 pikët e Ellis për miqtë nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Vijon momenti negativ i Miamit, që u mund 91-79 nga Milwaukee, humbja e 19-të sezonale.

Edhe pse Bosh e Whiteside realizuan nga 23 pikë secili, sërish ekipi nga Florida nuk fitoi, ndërsa në kahun tjetër u dallua Middleton me 22 pikë, por kolektiviteti bëri diferencën në parket.

Pa probleme fiton edhe New Orleans, që mposhti 114-99 Minnesotën, ndeshje e dominuar nga basketbollistët vendës. Davies realizoi 35 pikë, ndërkohë që stoli bëri diferencën në fushë. 41 pikët e dyshes Wiggins-Towns mbetën për statistikë.