Turqia presion BE-së: Pa 3 mld euro, marrëveshja për emigrantët nuk respektohet
“Bashkimi Evropian duhet të kalojë fondin prej tre miliardë eurosh, në mënyrë që puna për të respektuar marrëveshjen e emigrantëve të vijojë”, kështu është shprehur ministri i Turqisë për marrëdhëniet me BE-në, Volkan Bozkir...

Sipas tij, Turqia i ka plotësuar kërkesat e bëra nga blloku 28 anëtarësh, duke i krijuar kushtet e nevojshme për parandalimin e kalimit të emigrantëve në kontinentin e vjetër. Progresi i bërë nga Bashkimi Evropian për të implementuar marrëveshjen nuk ka qenë në nivelin e duhur. Sipas tij, kjo gjë ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve që ekzistojnë në brendësi të unionit.
Javën e shkuar, vetë zyrtarët e BE-së deklaruan se Qeveria italiane kishte planifikuar që të mos pranonte kalimin e fondit në drejtim të Turqisë.
Sipas marrëveshjes, Ankaraja duhet të parandalojë ardhjen e mëtejshme të emigrantëve në Evropë, në këmbim të 3 miliardë eurove dhe liberalizimit të vizave për qytetarët turq.
