Maqedoni

Xhes Bejli: Të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje

20.01.2016 15:57

Ambasada amerikane në Maqedoni ka reaguar lidhur me situatën politike në vend. Ambasadori, Xhes Bejli...

Ambasada amerikane në Maqedoni ka reaguar lidhur me situatën politike në vend. Ambasadori, Xhes Bejli, përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës është thelbësor për thellimin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë, gjë të cilën Kombet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm. Sipas tij: 
“Dorëheqja e kryeministrit është moment historik në këtë proces. Ashtu janë dhe zgjedhjet e besueshme. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim përgatitjet për zgjedhje, sidomos punën e KShZ-së, si dhe reformat në mjedisin mediatik dhe më gjerë. Nuk ka kohë!”, thuhet në reagimin e Ambasadorit Bejli. 
 
“Ne nxisim të gjitha partitë dhe organizatat për pjesëmarrje në zgjedhje. Kjo është mënyra më e mirë për përmirësimin e institucioneve dhe garanci për proces të besueshëm. Kombet e Bashkuara monitorojnë progresin e këtij procesi dhe do bëjmë vlerësimet tona, njëjtë sikur BE, OSCE dhe trupat tjerë”, thuhet në  reagimin e ambasadorit amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli. 
 
SANIJE KASAMI