Zgjedhjet më 24 prill, PLD: duam zgjedhje legjitime, jo zgjedhje të shpejta
Partia Liberal-demokrate vlerëson se as pushteti e as opozita nuk guxojnë të prishin Marrëveshjen e Përzhinës....

Nga kjo parti propozojnë që katër partitë nënshkruese të marrëveshjes politike të respektojnë kontratën, sidomos pjesën e reformave, sepse, sipas tyre, më me rëndësi është që të ketë zgjedhje legjitime e jo të shpejta.
“Apelojmë deri te katër partitë politike, nënshkruese të marrëveshjes politike, të respektojnë marrëveshjen, sidomos pjesën që ka të bëjë me reformat. Sa i përket datës, PLD-ja kërkon zgjedhje legjitime e jo zgjedhje të shpejta. Prandaj ftojmë që Gruevski ta tërheq vendimin skandaloz që më 24 shkurt të shpërbëhet kuvendi, ndërsa më 24 prill të realizohen zgjedhje pa opozitë”- deklaroi Goran Milevski nga PLD.
Nga kjo parti kërkojnë edhe nga LSDM-ja që të mos ndërmarrin hapa që mund të jenë të dëmshme për Marrëveshjen e Perzhinës. (Gyltene Sinani, TVM2)
