LSDM bojkoton kuvendin, për zgjedhjet pritet vendimi i kryesisë qendrore

20.01.2016 17:55

Deputetët e LSDM-së bojkotuan sot të gjitha trupat kuvendore, një lëvizje e pritur kjo pas revoltës së shprehur që të hënën kur deputetët e shumicës votuan për shpërbërjen e kuvendit...

Nuk dihet nëse bojkoti është vetëm vendim i momentit apo LSDM do të radikalizojë veprimet e saj. Për këtë do të vendosë kryesia qendrore, e cila sonte duhet të japë edhe vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen apo jo në qeverinë teknike.

Ministrat dhe zëvendësministrat e LSDM-së nuk morën pjesë në ceremoninë e dhënies së betimit solemn të qeverisë së re të Emil Dimitrievit. Madje, dje ministri i Brendshëm, Spasovski, ndërpreu edhe  vizitën në Pragë dhe pjesëmarrjen e tij të paralajmëruar në takimin e  grupit të Vishegradit.

E derisa LSDM bojkoton të gjitha trupat kuvendore, shumica parlamentare për vetëm dy orë miratoi sot, pa asnjë diskutim apo debat, një numër të madh ligjesh.