Maqedoni
Vazhdon mbledhja e KQ të LSDM-së, vendoset për bojkotin ose jo të zgjedhjeve
20.01.2016 21:10
Po mbahet edhe në këto momente mbledhja e komitetit qëndror të LSDM-së në të cilën diskutohen hapat e ardhsahëm të partisë së Zaevit...

Po mbahet edhe në këto momente mbledhja e komitetit qëndror të LSDM-së në të cilën diskutohen hapat e ardhsahëm të partisë së Zaevit, a do të braktisë parlamentin, a do të marrë pjesë në grupet punuese dhe nëse ministrat Oliver Spasov dhe Frosina Remenski do të largohen nga qeveria teknike.
Jozyrtarisht mësojmë se LSDM po diskuton rreth vendimit që ministrat e saj të deponojnë dorëheqje të prolonguar, e cila do të vlejë nga 24 shkurti madje edhe që deputetët të vazhdojnë të marrin pjesë në punimet e trupave kuvendore deri në këtë datë.
Është propozuar edhe kërkesa për shtyrjen e datës së zgjedhjeve si dhe kërkesa tjetër për bojkot të zgjedhjeve në 24 prill për të cilat LSDM po diskuton që në orën 18 e që pritet të miratohet.
“Do të vërtetohet vendimi I këshillit qëndor , LSDM nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit”, deklaroi zëdhënësi I LSDM-së Petre Shilegov.
Në pyetjen nëse opozita do të vazhdojë të marë pjesë në bisedime, Shilegov tha se tani ëshë koha për vendime të arsyeshme dhe jo të dhunshme.
“Mënyra e vetme për të dalë nga kriza është mbajtja e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike , jo të tilla sic ka vendosur VMRO- DPMNE”, tha Shilegov.
LSDM sot bojkotoi seancën plenare dhe komisionet në kuvend.
