Maqedoni

Nesër pa energji një pjesë e komunave Butel, Çair, saraj dhe Sopishte

21.01.2016 11:26

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-sistem nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Butel, Çair, Saraj dhe Sopishte...

Nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit informojnë se nesër nga ora 9:00 deri në orën 11:00 pa energji do të mbeten shfrytëzuesit nga rr."Rokomija" në komunën Butel, ndërsa nga ora 9:30 deri në orën 12:30 pa energji do të mbeten shfrytëzuesit e fshatit Sonje e Epërme - rr. 7 dhe rr.9 në komunën Sopishte.
 
Nga ora 9:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rajoni i Poliklinikës "Bit Pazar" dhe rajoni i Sahat Kullës në komunën Çair, nga ora 9:30 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga fshati Radushë në komunën Saraj, ndërsa nga ora 12:30 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit nga rruga 6 në Sonje të Epërme, komuna Sopishte./Mia