Maqedoni
Dritë e gjelbërt vezulluese në semaforët në Shkup
21.01.2016 11:46
Në udhëkryqet e rajonin të Qytetit të Shkupit sot do të fillojë vendosja e dritave të gjelbërta vezulluese në semaforë në pajtim me Ligjin për sigurinë në komunikacionin e rrugëve...

Siç informon Qyteti i Shkupit, gjatë pesëmbëdhjetë ditëve të ardhshme, dritë e gjelbërt vezulluese do të vendoset në të gjitha semaforët në Shkup, ndërsa në terren do të punojnë ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica".
Sipas Ligjit, drita e gjerbërt vezulluese vendoset për t'i paralajmëruar pjesëmarrësit në komunikacion se përfundon drita e gjelbër dhe kalimi i lirë dhe se do të kthehet drita e verdhë, respektivisht e kuqe.
Drita e gjelbërt vezulluese vendoset për t'u dhënë informacione shtesë shoferëve, e cilat do të kontribuojë për rritjen e sigurisë në udhëkryqe me semaforë në rajonin e Qytetit të Shkupit.
Nga Qyteti i Shkupit i rikujtojnë shoferët se në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin e rrugëve drita e verdhë tregon ndalimin e kalimit, me përjashtim të automjeteve që në momentin kur do të paraqitet drita e verdhë janë në një distancë nga shenja e ndriçuar ku nuk mund të ndalojnë në mënyrë të sigurtë, dhe mos ta kalojnë atë shenjë. /Mia
