Maqedoni
Filloi gjysmëvjetori i dytë, nxënësit shpresojnë për më shumë sukses
21.01.2016 14:23
Pas pushimit dimëror, rreth 270 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të vendit sot iu kthyen bankave shkollore...

Nxënësit gjysmëvjetorin e dytë e fillojnë me dëshirën për më shumë sukses, por edhe kushte më të mira për mësim.
Drejtori i Shkollës Fillore “Ismail Qemali” në Komunën e Çairit, Kadri Agushi, thotë se pushimi është shfrytëzuar për investimin në përmirësimin e kushteve në këtë shkollë dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për gjysmëvjetorin e dytë.
“Përgjithësisht është dashur të punohet diçka në infrastrukturë, të bëhen përgatitje për vazhdimin e mësimit. Në përgjithësi kemi arritur t’i përfundojmë, na ka mbetur pak punë te nyjet sanitare, të cilat janë rregulluar nga themeli për arsye se kanë qenë shumë të rrënuara, pasi nuk janë ndërruar që nga viti 1971”- deklaroi drejtori i Sh. F. “Ismail Qemali”-Shkup, Kadri Agushi.
Siç kanë bërë të ditur nga Ministria e Arsimit, pushimi dimëror është shfrytëzuar për renovime në disa shkolla të vendit, me qëllim të krimit të përmirësimit të kushteve për mësimdhënësit dhe nxënësit në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.
“Në vitin 2015 janë realizuar gjithsej 37 projekte në shkollat në gjuhën shqipe, disa prej tyre kanë përfunduar, disa janë në përfundim e sipër. Ndërsa për vitin 2016 janë paraparë rreth 15 projekte të reja, të cilat duhet të fillojnë shumë shpejtë, në të gjitha vendbanimet shqiptare”- tha ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
Për përmirësimin e kushteve infrastrukturore për këtë vit në arsimin fillor dhe të mesëm në gjuhën shqipe janë paraparë rreth 4 milion euro, bën të ditur ministri Ademi.
GYLTENE SINANI
